Xhandarmeria serbe në shtëpitë e shqiptareve në Maxhere të Preshevës. Arreston dy vëllezërit Salihi

Lajme

Xhandarmeria serbe në shtëpitë e shqiptareve në Maxhere të Preshevës. Arreston dy vëllezërit Salihi

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 12:09
Xhandarmeria serbe

Preshevë (Maxhere)- Në orën 05:00 të mëngjesit të së shtunës dy shtëpi të familjes Salihi në fshatin Maxhere në Preshevë janë bastisur, me ç ‘rast janë gjetur armë

Shtëpitë e bastisura janë ajo e Naser Salihit dhe vëllait të tij Sefajdinit që dikur kishin shërbyer si shtab i UÇPMB-së, kane njoftuar familjaret, raporton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Sipas Xhelajdin Salihit, policia dhe xhandarmëria gjatë bastisjes ka maltretuar familjarët. Dy vëllezërit nga Presheva janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim në burgun e Vranjes. Kurse armatimi i gjetur gjatë kësaj bastisje, sipas Xhelajdinit, ka qenë i mbetur nga koha kur këto shtëpi kishin shërbyer si shtab.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat