Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi: S’luftojmë as kundër Kosovës, as kundër serbëve

Lajme

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi: S’luftojmë as kundër Kosovës, as kundër serbëve

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 15:36
Perdrag Boshkoviq

Deklarata e ministrit të mbrojtjes në Malin e Zi, Perdrag Boshkoviq se shteti i tij do ta ndihmonte Kosovën përmes ndonjë operacioni të NATO-s kishte nxitur reagime të ashpra në shtetin e Serbisë.

Por vetë ministri disa ditë pas, duket se i ka “zbutur fjalët”, transmeton lajmi.net. Ai ka thënë se Mali i Zi nuk e dëshiron luftën as kundër serbëve dhe as kundër shqiptarëve,dhe se do të angazhohet vetëm për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale.

Në një intervistë për agjencinë Mina, ai ka shtuar se deklarata e tij e fundit është nxjerrë nga konteksti, dhe është interpretuar në mënyrë të ligë nga media të caktuara.

"Anëtarësimi në NATO për Malin e Zi do të thotë se është bërë pjesë e një sistemi ku janë të trashëguara vlerat e një shoqërie demokratike. Njëra prej këtyre vlerave është promovimi dhe ruajta e paqes dhe stabiliteti në rajon”, tha Boskoviq.

“Trupat e Malit të Zi nuk do të bëjnë luftë as kundër serbëve dhe as kundër Kosovës, ata do të angazhohen vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së Kosvoës apo ndonjë shteti tjetër”, shtoi ministri i jashtëm i vendit fqinj të Kosovës.

Boskoviq ka theksuar se përfaqësimi në një aleancë ushtarake si NATO për një vend të vogël si Mali i Zi, është privilegj por edhe detyrim shtesë, për zbatimin  e reformave në mënyrë që të justifikohet besimi i dhënë, duke e prezantuar shtetin si faktor i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat