Gjykata Speciale nuk jep detaje se kur do të ngrihen aktakuzat e para

Lajme

Gjykata Speciale nuk jep detaje se kur do të ngrihen aktakuzat e para

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 22:36
Gjykata Speciale

Se kur mund të dalin para gjykatës të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale, ende nuk dihet.

Zyrtarët e saj, as pas miratimit të rregullores së procedurës dhe provës, nuk japin detaje se kur do të ngritën aktakuzat e para për krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK’së gjatë luftës në Kosovë.

Asistenti ekzekutiv i këtij mekanizmi Joseph Hollerheard ka thënë se nuk japin detaje për këto çështje.

“Sa i përket pyetjeve të tjera, Prokurori Special ka thënë sida herë që ne nuk komentojmë se kush, si, kur, ose çfarë pune po bëjmë ose do të bëjmë, sipas mandatit tonë. Pajtohemi plotësisht se thashethemet dhe spekulimet nuk janë të dobishme dhe duhet të dekurajohen’, tha Hollerhead për Klan Kosovën.

Këtë konfidencialitet e arsyetojnë njohësit e drejtësisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat