John McCain bëhet operacion, vetëm një politikan shqiptar i uron shërim të shpejtë

Lajme

John McCain bëhet operacion, vetëm një politikan shqiptar i uron shërim të shpejtë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 22:58
John McCain

Sëmundja e John McCain nuk do të thotë pak në Amerikë.

Një operacion i senatorit veteran të Arizonës, ka detyruar Senatin të shtyjë një seancën në të cilën do të diskutohej dhe votohej për shfuqizimin e paketës së shumëdiskutuar për shëndetësinë Obama Care.

McCain 80 vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në sy.

Vetëm një politikan shqiptar, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, aktualisht ambasadore e këtij shteti në ShBA, i ka uruar shërim të shpejtë senatorit McCain.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat