Videoja 6 minutëshe që shpërfaqë luksin e Grabovcit, ja dasma luksoze që ia bëri djalit - Bota Sot
Videoja 6 minutëshe që shpërfaqë luksin e Grabovcit, ja dasma luksoze që ia bëri djalit

Lajme

E premte, 24 nëntor 2017

Videoja 6 minutëshe që shpërfaqë luksin e Grabovcit, ja dasma luksoze që ia bëri djalit

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 10:07
Kompania e cila ka xhiruar këtë dasmë ka publikuar një video të shkurtër 6 minuta si formë reklame dhe bashkë me këtë ka shpërfaqur edhe dasmën luksoze të familjes Grabovci.

Prania e krerëve të lartë të shtetit dhe historia e tij politike e mbushur me skandale korruptive, ka bërë që dasma e djalit të tij të komentohej shumë në mediat kosovare.

Por pak video e fotografi u publikuan nga dasma e Ngadhnim Grabovcit, djalit të ish-deputetit Adem Grabovci, i njohur si protagonist i serisë së përgjimeve “Dosja e Shefave”.

Por kompania e cila ka xhiruar këtë dasmë ka publikuar një video të shkurtër 6 minuta si formë reklame dhe bashkë me këtë ka shpërfaqur edhe dasmën luksoze të familjes Grabovci.

Hoteli ndër më të shtrenjtit në Kosovë, dy këngëtarë, njëra nga Shqipëria, Aurela Gaçe e cila njihet për cmimet e larta kur këndon nëpër dasma dhe ahengje private, Ramadan Krasniqi i cili gjithashtu është një ndër këngëtarët më të shtrenjtë bashkë me një dekor që shihet të jetë luksoz e deri tek angazhimi i një Ansambli të Valleve dhe Këngës, janë disa nga detajet që tregojnë për luksin e Grabovcit në këtë dasmë.

Ndiqeni videon për të parë dasmën luksoze të djalit të Grabovcit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test