Jetimët që la pas Shteti Islamik në Mosul (+16)

Lajme

Jetimët që la pas Shteti Islamik në Mosul (+16)

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 12:30
Imazhet befasuese tregojnë se si ky qytet do i vuajë për një kohë të gjatë pasojat e pushtimit nga Shteti Islamik.

Ushtarët e qeverisë irakiane po rrënojnë nëpër gërmadhat e Mosulit për të gjetur të mbijetuar, të lënë pas nga terrori i Shtetit Islamik.

Gjatë përpjekjeve të tyre, ata kanë gjetur dy fëmijë mes rrënojave.

Një prej tyre hante mish të gjallë në përpjekje për të mbijetuar.

Një tjetër, një vajzë e vogël e quajtur Amina, u gjet nga ushtarët kur dëgjuan thirrjet e saj nga rrënojat.

Ajo u tha ushtarëve se prindërit e saj ishin ‘martirë’ dhe me shumë gjasë janë vrarë gjatë një sulmi kamikaz.

Imazhet befasuese tregojnë se si ky qytet do i vuajë për një kohë të gjatë pasojat e pushtimit nga Shteti Islamik, pavarësisht se tani janë çliruar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat