Organizohet tryeza “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike”

Lajme

Organizohet tryeza “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike”

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 07:09
Ilustrim

Demokraci Plus (D+) sot organizon tryezën “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara?”.

Zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor u cilësuan si ndër më të mirat të organizuara ndonjëherë në Kosovë. Të gjithë akterët e përfshirë në proces i konsideruan ato si të suksesshme dhe askush nuk i kontestoj rezultatet e dalura nga to.

Subjektet politike kanë 45 ditë afat që nga mbajtja e zgjedhjeve që të dorëzojnë në KQZ raportet e shpenzimeve të tyre në fushatë. Por çka do të përmbajnë ato raporte dhe a do t’i publikojë KQZ ato para auditimit? A do t’i bëjnë publike vetë subjektet politike raportet e tyre financiare apo do të presin për një presion ndërkombëtar? Kush do të sigurojë që këto raporte janë reale dhe të besueshme?

Për të diskutuar temat lartpërmendura, D+ ka ftuar në këtë tryezë një numër akterësh nga subjektet politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organizatat jo-qeveritare lokale si dhe akterët tjerë vendor e ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat