Limaj: Vdekja e Qani Mehmedit, humbje e madhe

Lajme

Limaj: Vdekja e Qani Mehmedit, humbje e madhe

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:16
Fatmir Limaj

Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se vdekja e gazetarit dhe publicistit, Qani Mehmedi është humbje e madhe për të gjithë.

“Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpuntorët dhe të afërmit e tij. Ai dha kontribut të madh për gazetarinë, publicistikën dhe jo vetëm”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai poashtu ka shprehur ngushëllimë familjarëve e miqve të tashmë të ndjerit Qani Mehmedi.

“Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve, e kolegëve te të ndjerit, Qani Mehmedi. Ngushëllime!”.

Gazetari, publicisti dhe redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat