"Vuçiq nga SHBA kërkon ndihmë për gjetjen e vrasësit të Arkanit”

Lajme

"Vuçiq nga SHBA kërkon ndihmë për gjetjen e vrasësit të Arkanit”

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 17:12
Aleksandar Vuçiq

Vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Uashington ka tërhequr vëmendjen e gazetës më të vjetër në gjuhën angleze në Oman, “Times of Oman”.

Gazeta shkruan se Vuçiq në Uashington deklaroi se duhet që të vazhdojë sqarimi i çështjeve kontestuese ndërmjet dy shteteve, siç janë në pyetje djegia e ambasadës amerikane në Beograd më 2008, rasti i vëllezërve Bytyqi, si dhe rrethanat e vrasjes së kriminelit Arkan.

Vuçiq, në lidhje me vrasjen e Zhelko Razhnatoviq-Arkan, kërkon ndihmën e Amerikës për gjetjen, arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të njeriut, i cili është identifikuar si vrasësi Dobrosav Gajiq, për të cilin besohet se fshihet diku në Afrikën qendrore, shkruan gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat