Rakiq: Para se të hyjmë në Qeveri, do të konsultohemi me Beogradin

Lajme

Rakiq: Para se të hyjmë në Qeveri, do të konsultohemi me Beogradin

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 22:57
Goran Rakiq

Kryetari i Mitrovicës veriore dhe lideri i ri i Listës serbe, Goran Rakiq, ka thënë se për çdo gjë që do të veprojë partia që ai udhëheq në Kosovë, do të konsultohet me Beogradin, ashtu sikurse po bëjnë shqiptarët me diplomatët e huaj në Prishtinë.

Rakiq ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme presin konsultime me liderët politikë shqiptarë ku më pas do të marrim vendimin se a do të marrim pjesë në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se ende nuk e di cili opsion politik shqiptar është më i pranueshmi për të, por ka shtuar se asnjë vendim nuk do të merret me nguti veçse vetëm në konsultime e në marrëveshje me Beogradin.

Në vërejtjen se kjo mund t’i pengojë partnerët eventualë të koalicionit , ai ka theksuar se të gjithë, e edhe liderët politikë shqiptarë, e dinë se ekzistencë të serbëve në Kosovë nuk do të kishte pasur pa ndihmën e Qeverisë së Serbisë.

“Nuk shoh arsye pse kjo do t’i pengonte ata, aq më tepër pasi që në nivel të lartë politik po zhvillohet edhe dialogu i Prishtinës me Beogradin. Edhe neve nga njëherë nuk na pëlqen që liderët shqiptarë shpesh marrin vendime në konsulta me diplomatë të huaj. Ne nuk mund të ndikojmë në këtë, e as ata nuk mund ta ndryshojnë raportin tonë me Beogadin”, “të ketë thënë Rakiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat