‘Kanceri nuk e di me kë po kruhet’

Lajme

‘Kanceri nuk e di me kë po kruhet’

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 12:30
John McCain

John McCain është diagnostikuar me kancer në tru.

Senatori 80-vjeçar nga Arizona iu nënshtrua një operacioni javën e shkuar për një mpiksje gjaku sipër syrit.

Por të mërkurën u konfirmua se mjekët kanë zbuluar gjatë këtij operacioni se senatori i njohur vuan nga kanceri në tru.

Presidenti Trump dhe zyrtarë të lartë në mbarë botën kanë uruar një shërim të shpejtë për senatorin.

E bija, prezantuesja Meghan shpërndau një mesazh emocional në rrjetet sociale.

Ajo e përshkroi babanë e saj si një ‘luftëtar në muzg, që nuk do të mposhtet nga kjo sëmundje’.

McCain, një veteran i luftës në Vietnam, që është mbajtur si i burgosur lufte, është përballur në të shkuarën me kancerin e lëkurës.

Ende nuk ka detaje se sa i rëndë është kanceri në tru, por zyra e senatorit tha se shpreson se trajtimi do jetë efikas.

“Senatori McCain ka qenë gjithmonë një luftëtar,” shkroi presidenti Trump.

Megjithatë para disa kohësh ai ishte shprehur se McCain, që kaloi pesë vite si i burgosur lufte në Vietnam, nuk ishte një hero, pasi e kishin kapur.

Një mesazh prekës e dërgoi edhe ish-presidenti Barack Obama.

“John McCain është një hero amerikan dhe një prej luftëtarëve më trima që kam njohur ndonjëherë. Kanceri nuk e di me kë po kruhet. Dërgoje në ferr John,” shkroi Obama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat