VW, Audi, Porsche, BMW dhe Daimler në dyshime të forta për mashtrim

Lajme

VW, Audi, Porsche, BMW dhe Daimler në dyshime të forta për mashtrim

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 korrik 2017 Në ora: 15:12
Dieter Zetsche (Daimler), Harald Krüger (BMW), Matthias Müller (Volkswagen)

Industria automobilistike gjermane ka bashkëpunuar fshehtazi nga vitet 90-të rreth teknikës, çmimeve, eksporteve si dhe për emetimin e gazrave të dëmshme. Kjo mund të rezultojë një goditje e rëndë për industrinë dhe ekonominë gjermane, shkruan “Der Spiegel”.

Në këtë mashtrim janë përfshirë gjithë firmat kryesore gjermane si: Volkswagen, Audi, Porsche, BMW dhe (Mercedes) Daimler. Më e rënda është marrëveshja që duhet të kenë kryer firmat gjermane rreth mashtrimit me emetimin e gazrave të dëmshme në natyrë.  

Në lidhje me këtë skandal të mundshëm nuk kanë dashur të komentojnë fabrikat më të njohura gjermane. Së fundi Audi ka thirrur në riparim 850.000 automjete të saj, ndërsa disa ditë më parë një veprim të tillë bëri edhe Mercedes./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat