Rrëfimi shokues i nënës: Si më tregoi vogëlushja përdhunimin nga vëllai

Lajme

Rrëfimi shokues i nënës: Si më tregoi vogëlushja përdhunimin nga vëllai

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 21:49
Ilustrim

Një djalë 12 – vjeçar dyshohet se ka përdhunuar motrën 4 – vjeçare nga njëri prind dhe më pas i ka dhënë ëmbëlsira që të mos tregonte.

E ëma e tyre shpërtheu në lot në gjykatë kur tregoi sesi vajza e saj, gjatë kohës që po lahej, zbuloi se çfarë kishte ndodhur.

Djali i saj, tanimë 13 vjeç, është aktualisht në gjyq, pasi mohon dy akuzat për përdhunim dhe abuzime seksuale, të cilat dyshohet se kanë ndodhur mes muajit Janar dhe Gusht të vitit të kaluar.

E ëma, duke dëshmuar në Gjykatën e Magjistraturës së Brighton, rrëfeu: “Ajo më tha ‘Mami, dua t’ju them diçka’.” Ajo zakonisht nuk i thotë gjërat në një mënyrë të tillë hyrëse. “Ajo donte të më tregonte. Ishte diçka e rëndësishme për të.”

“Vajza tha se kjo ndodhi, ndërsa ishin duke luajtur kukafshehti. Ajo tha se nuk e pëlqente dhe nuk donte ta bënte.”

“Më pas e vendosa në shtrat dhe e përqafova, duke i thënë se ishte një vajzë shumë e guximshme që i tregoi mamit. Ky ishte i vetmi moment që ata kanë luajtur kukafshehti në shkallë pa mbikëqyrje.”

Image

Rreth një javë pas rrëfimit, vajza 4 – vjeçare zbuloi detaje të tjera, duke treguar të paktën dy raste kur ajo është përdhunuar nga gjysëm-vëllai i saj.

Djali, të cilit nuk mund t’i deklarohet emri për arsye ligjore, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të motrën edhe një herë tjetër kur kanë qenë duke luajtur dhe i ka dhënë ëmbëlsira për ta mbajtur të qetë.

E ëma shtoi: “Vajza tregoi sesi ai i ofroi ëmbëlsira për ta bërë këtë. Ndërsa ajo i tha se kjo gjë nuk i pëlqente, por i pëlqenin ëmbëlsirat. Unë i thashë se pëlqimi për ëmbëlsirat ishte në rregull, por ai kurrë nuk duhet t’ia kishte ofruar për të bërë diçka të tillë. Ajo ishte e neveritshme…”

Vajza i tha të ëmës se nuk i kishte treguar për atë çfarë kishte sepse ai i kishte kërkuar të mos e bënte.

Gjykata dëgjoi sesi vajza dhe djali i saj, i cili vizitonte banesën e tyre çdo dy javë, kishin pasur marrëdhënie të mira më parë. Por vajza ndaloi së mirëprituri vizitat e tij dhe më pas i tregoi të ëmës nëpërmjet një kukulle sesi është abuzuar.

Mamaja i tregoi babait të fëmijëve për abuzimin e dyshuar dhe më pas njoftoi NSPCC-në, i cili kontaktoi policinë në emër të saj.

Në gjykatë u tha se prindërit kishin refuzuar të angazhoheshin në shërbimet sociale, duke u përpjekur të gjenin një mënyrë alternative për t’u marrë me sjelljen e të birit.

Sipas “The Sun”, gjyqi është shtyrë për në datë 16 Gusht 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat