Policia arreston 16 vjeçaren shqiptare nga Gjermania midis luftëtarëve të ISIS-it

Lajme

Policia arreston 16 vjeçaren shqiptare nga Gjermania midis luftëtarëve të ISIS-it

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:39
Vajza e arrestuar

Një adoleshente (16) nga Gjermania është arrestuar nga policia, pasi u gjend  midis militantëve të Shtetit Islamik në qytetin irakian të Mosulit. Arrestimin e adoleshentes e kanë konfirmuar sot zyrtarët e shtetit federal të Saksonisë.

“Presheva jonë” ka mësuar se adoleshentja quhet Linda dhe është me prejardhje shqiptare nga e ëma, megjithëse ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga prokurorët në Dresden, kryeqyteti i shtetit lindor gjerman, ka thënë sot se autoritetet kanë bërë identifikimin e vajzës dhe akualisht Linda V. është duke marrë ndihmën e nevojshme nga ambasada gjermane në Iran.

Ushtria irakiane mori Mosulin nga duart e militantëve të Shtetit Islamik, qyteti i dytë më i madh i Irakut, një muaj më parë, pas një fushate raskapitëse e mbështetur nga SHBA-ja, një betejë që e la qytetin nën rrënoja.

Disa ditë pas rimarrjes së qytetit, njësitë ushtarake të Irakut kundër terrorizmit ndaluan 20 xhihadistë femra në një lagje të Mosulit.

Vajza 16-vjeçare Linda nga qyteti i vogël i Pulsnitz, në verilindje të Dresdenit, u zhduk në vitin 2016 pas konvertimit të saj në fenë Islame.

Sipas burimeve të medias Linda V. është në paraburgim në Bagdad me tre gjermanë të tjerë të cilët u bashkuan në vitet e fundit ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat