Blerta Rugova: Të gjithë bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova janë ekzekutuar, nga dorasit shqiptarë

Lajme

Blerta Rugova: Të gjithë bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova janë ekzekutuar, nga dorasit shqiptarë

Nga: H.Orana Më: 22 korrik 2017 Në ora: 23:58
Blerta Rugova

Bashkëshortja e Ukë Rugovës, Blerta ka shkruar në Facebook rreth çështjes së veprimtarëve të vrarë pas luftës në Kosovë.

Duke iu referuar një shkrimi nga “Bota sot”, Rugova thotë se bashkëpuntorët e ngushtë të Presidentit Rugova janë ekzekutuar të gjithë dhe dorasit ishin shqiptarë.

Ajo thotë se mënyrë e vetme për të ardhur në pushtet, ishte duke i ekzekutuar të gjithë ata që kishin të njëjtin mendim me Presidentin Rugova.

Postimi i plotë:

Bashkëpuntorët e ngushtë të Presidentit Rugova janë ekzekutuar të gjithë pasi që lufta kishte përfunduar. Dorasit dhe urdhëruesit nuk ishin serb, por ishin shqiptarë. Shqiptarë të zi me mendje të prishtë, që me çdo kusht dëshironin të dëmtonin Presidentin Rugova, duke i zhdukur të gjithë ata që kishin dhe ndanin mendime të njejta me Presidentin Rugova. Kjo shihej si mënyra e vetme për të ardhur në pushtet.

Dhimbja nuk u shuhet gjithë atyre që humbën më të afërmit e tyre, por edhe për ta edhe për ne është lehtësim kur kriminel?t ndodhen prapa grilave.

Drejtësia vonon por nuk të harron.

#DrejtësiPërVrasjetEPasluftës/BS

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat