Shqiptarët e Malit të Zi “kërcënojnë” Gjukanoviçin

Lajme

Shqiptarët e Malit të Zi “kërcënojnë” Gjukanoviçin

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 23:58
Milo Gjukanoviçi

Shqiptarët e Malit të Zi nuk do të pranojnë të mbështesin kandidatin e partisë së Milo Gjukanoviçit për President, nëse qeveria e Podgoricës nuk do të kthejë pyllin dhe plazhin e Valdanosit pronarëve të ligjshëm-qytetarë të Ulqinit.

Deklarata e fortë është dhënë nga nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, i cili tha se “Partia Forca nuk do të japë përkrahje carta biancha”.

Në intervistën për gazetën Dan, Genci Nimangebu shpreh pakënaqësinë në vonesën e realizimit e disa pikave të marrëveshjes, ku kryesorja është kthimi i pronës së Valdanosit.

“Nuk jemi të gatshëm të bëjmë kurrfarë lëshimi. Pas nënshkrimit të marrëveshjes është punuar drafti për gjendjen e ullishtës së Valdanosit dhe është përgatitur propozimi i dokumentit juridik për kthimin përfundimtar të pronës.

Koalicioni Shqiptarët e vendosur nuk bëjnë kompromis me qëllimet kryesore për të cilën kemi fituar përkrahjen e votueseve”. shprehet Nimanbegu.

Valdanosi është seuestruar nga ushtria jugosllave në kohën e Titos dhe më pas u mor në kujdestari nga qeveria e Malit të Zi.

Atje mendohet se ka një vendburim nafte, madje është kërkuar edhe nga rusët, por Gjukanoviç nuk ia dha para tre vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat