Vuçiq thotë se Lidhja e Prizrenit i kishte shkaktuar dëme Serbisë

Lajme

Vuçiq thotë se Lidhja e Prizrenit i kishte shkaktuar dëme Serbisë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 23:42
Vuçiq, Lidhja e Prizrenit

Aleksandar ka thënë sot se Serbia duhet të jetë më realiste dhe racionale në raport me çështjen e Kosovës. Presidenti serb deklaroi në televizionin Pink, se çështja e Kosovës duhet të shikohet edhe në kontekstin historik.

E duke folur për historinë e dy popujve, shqiptarëve dhe serbëve, Vuçiq deklaroi se ishte formimi i Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878 ajo që i shkaktoi  probleme të mëdha serbëve.

“Historikisht, problemi filloi në vitin 1878, kur u formua Lidhja e Prizrenit, qëllimi kryesor i të cilit ishte krijimi i një Shqipërie të Madhe. Dhe shqiptarët, më pas, në vitin 1946 e formuan Lidhjen e tretë të Prizrenit në Nju Jork, me përfaqësues kryesisht nga diaspora shqiptare, dhe që atëherë neve na u shkaktuan shumë dëme”, deklaroi Vuçiq.

Në këtë intervistë, Vuçiq deklaroi se në kontekstin historik, nuk duhet të fajësohet ish-presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi (asokohe), Sllobodan Millosheviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat