Presheva uron Presidentin Meta

Lajme

Presheva uron Presidentin Meta

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:47
Meta dhe Jonuz Musliu

Liderët e Luginës së Preshevës uruan për detyrën e re në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu në emër të qytetarëve të Bujanocit dhe Luginës së Preshevës në urimin dërguar presidentit Meta shprehin besimin që “në këtë mision tuajin nuk do të mungojë përkushtimi për politikat rajonale e në radhë të parë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

Presidentin Meta e kanë uruar edhe liderët e tjerë nga Lugina Preshevës si: Ragmi Mustafa nga PDSH, Shqipërim Arifi nga APN, Dr.Nagip Arfii nga PD, Skënder Destani nga BDL, Xhelal Mehmeti nga Grupi Qytetarë si dhe nga Medvegja Leme Xhema dhe Florim Sahiti etj.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” liderët e Preshevës besojnë dhe shpresojnë shumë tek Ilir Meta, sepse ai është lideri i parë shqiptar që ka vizituar këtë krahinë. Meta ka vizituar Preshevën dhe Bujanocin në marsin e vitit 2010 në cilësinë e zëvendës/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Vizita e Metës ishte e para nga liderët e Tiranës bërë trevave shqiptare ne Luginën e Preshevës, i cili atë kohë deklaroi se në të ardhmen bashkëpunimi mes shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve politikë të Luginës do të jetë edhe më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat