Ja si e shpreh dashurinë ndaj shqiptarëve 35 vjeçari gjerman

Lajme

Ja si e shpreh dashurinë ndaj shqiptarëve 35 vjeçari gjerman

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 11:33
Guido Pohlmächer

Asnjëherë nuk kishte dëgjuar për shqiptarët dhe për Kosovën derisa filloi të shoqërohet me një djalë nga Rugova e Hasit.

Shoqërimi me Maxhun Hotin ia shtoi dashurinë për këtë komb 35 vjeçarit nga Gjermania.

Përveç shoqërimit me shqiptarin nga Kosova Guido Pohlmächer,shprehu dëshirë që të vijë në vendlindjen e Maxhunit.

 Dhe këtë verë ai vendosi që shokut të tij shqiptar t’i qëndrojë pranë në ditën më të lumtur të jetës së tij.

 Guido ka ardhë në Rugovë të Hasit ku do të jetë njëri nga dasmorët e dasmës së Maxhunit që mbahet këtë javë.

 Dhe gjermani nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Württemberg për ta shprehur dashurinë për shqiptarët ka bërë një Tatoo në faqe me shqiponjën kuq e zi.

Në të ka vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D(Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë.

 Guido është mahnitur me mikpritjen dhe traditat e shqiptarëve të Kosovës dhe premton se çdo vit do ta vizitojë Kosovën.

Image
Guido Pohlmächer
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat