Kelmendi i reagon ashpër këshilltarit të Veselit: Paratë e vjedhura do të mbesin në fyt

Lajme

Kelmendi i reagon ashpër këshilltarit të Veselit: Paratë e vjedhura do të mbesin në fyt

Nga: H.O. Më: 26 korrik 2017 Në ora: 20:07
Blerim Latifi

Ish deputeti Gëzim Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj Blerim Latifit, këshilltarit të Kadri Veselit. Sipas Kelmendit, Latifi kishte ofenduar fenë islame dhe muslimanët.

Në një postim në Facebook Kelmendi thotë se më mirë për të është të tregoj për pasurinë e tij dhe paratë e keqpërdorura të buxhetit të Kosovës.

Kelmendi ndër të tjera thotë se “ne nuk befasohemi me qëndrimet tua që janë vazhdimësi dhe trashëgim i regjimit Millosheviqian, por befasohemi se si institucionet e drejtësisë heshtin përballë keqpërdorimit të parasë dhe pozitës tënde zyrtare”.

Ky është postimi i plotë:

Eh more Blerim Latifi, mos u merr me shqiptarët e Maqedonisë dhe me Komandant Hoxhën, por trego sa mijëra euro i keqpërdore nga buxheti i Kosovës ?

Ti para se me fol për ata burra të mëdhenj ( shqiptarët e Maqedonisë) dhe Komadant Hoxhën të cilët luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, dhe të cilët hapën dyert për popullin e Kosovës gjatë luftës 1999, ti ma mirë e ke me na tregu se sa mijëra euro i ke keqpërdorur nga buxheti i Kosovës për udhëtimet e tua zyrtare, fillimisht si këshilltar i Kryeministrit, dhe së fundi si këshilltar i Kryeparlamentarit.

Ti je shembulli klasik se si vjedhen paratë e qytetarëve të Kosovës.

Qëndrimet e tua për Islamin dhe muslimanët nuk janë të panjohura.

Ti publikisht ke fyer KUR'ANIN dhe ke vjellur vnerrë kundër besimtarëve dhe besimtareve muslimanë.

Ti je shembulli më i keq se si njerëzit e politikës kosovare të pasluftës fyejnë dhe nënçmojnë besimin islam dhe besimtarët.

Ne nuk befasohemi me qëndrimet tua që janë vazhdimësi dhe trashëgim i regjimit Millosheviqian, por befasohemi se si institucionet e drejtësisë heshtin përballë keqpërdorimit të parasë dhe pozitës tënde zyrtare ( për të cilën çështje shumë media kanë raportuar).

Por mos harro, ato para që i ke shpenzuar, ke me i vjellur.

Po të tregoj pse, ngase ti nuk e kupton gjuhën e besimtarëve, " ke me i vjellur ngase harrami ka me të mbetë në fyt ".

Gëzim Kelmendi/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat