‘Ëngjëjt’ që vdesin rrugës drejt lirisë. Mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë

Lajme

‘Ëngjëjt’ që vdesin rrugës drejt lirisë. Mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 22:37
Policia detare gjeti 167 emigrantë të gjallë dhe 13 të vdekur gjatë një operacioni shpëtimi në det.

Fotot tmerruese tregojnë gra shtatzëna dhe fëmijë në mesin e emigrantëve të pajetë të gjendur në një gomone gjatë përpjekjeve të dëshpëruara për të kaluar detin Mesdhe për në Europë.

Policia detare gjeti 167 emigrantë të gjallë dhe 13 të vdekur gjatë një operacioni shpëtimi në det.

Më shumë se 2200 emigrantë kanë vdekur në përpjekje për t’u futur në Europë nëpërmjet Mesdheut deri më tani këtë vit sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, që do të thotë se në ditë vdesin 10 persona në det.

Rasti më i fundit ishte ky në bregun e Sabrathas në Libi. Disa prej trupave të refugjatëve qëndronin të zhveshur e të pajetë në gomone, ndërkohë që disa të tjerë kanë veshur jelekët e shpëtimit e presin të shpëtohen.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat