Musliu: Nuk më dënuan për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar

Lajme

Musliu: Nuk më dënuan për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 23:06
Jonuz Musliu

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu e ka konfirmuar se gjykata e Beogradit, lëshoi një vendim përfundimtar për të i cili e dënon atë me 40 ditë burg.

Sipas tij, ky vendim nuk ka ardhur për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar.

“Ky nuk është dënim për flamurin shqiptar, bëhet fjalë për disa aktivitete partiake”, ka thënë Musliu për "Presheva Jonë".

Ai ka deklaruar se ky vendim i gjykatës është i qëllimshëm dhe një formë e presionit, pasi i kanë thënë tri ditë afatë, të paguajë gjobën ose të shkojë në burg.

Kujtojmë se më herët Musliu ka përkrahur deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e Shqipërisë së Madhe ku nxiti reagime edhe në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat