I riu nga Presheva A.B (19) shkon në dasmë në Likovë por kthehet i vdekur, e vret burri i motrës

Lajme

I riu nga Presheva A.B (19) shkon në dasmë në Likovë por kthehet i vdekur, e vret burri i motrës

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 23:59
Foto nga vendi i ngjarjes

I ftuar në një dasmë në fshatin shqiptar të Likovës, pranë Kumanovës, në vendlindje mbrëmë u kthye në një tragjedi të madhe ku i riu A.B (19), me origjinë nga Presheva kthehet në sandëk, i vrarë, njofton “Presheva jonë” nga Maqedonia. I ndjeri kishte ardhur enkas nga Gjermania në dasmën e kushëririt në Likovë. Ai është vrarë mbrëmë aksidentalisht rreth orës 23.20 nga SH.A (62 vj.)

“Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të policisë, ka mësuar se  ftuarit ishin ulur në oborr burri botës mori pistoletën e kalibrit 9 mm, i cili posedonte pa leje dhe e shkrep refall, ku  një plumb përfundoi në gjoksin e të riut A.B (19) vjeçar me origjinë nga Presheva përkohësisht në Gjermani.

Menjëherë pas këtij incidenti të përgjakshëm, ku A.B ishte në gjendje kritike është dërguar në spitalin e afër të Kumanovës, ku ai edhe ka ndërruar jetë. Trupi i  të riut është dorëzuar autopsisë, kurse personi i armatosur Sh.AS u arrestua nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat