Ky është njëri nga çiftet Alidema që vdiq në aksidentin në Prishtinë

Lajme

Ky është njëri nga çiftet Alidema që vdiq në aksidentin në Prishtinë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 12:51
Pamje nga aksidenti

Aksidenti që ndodhi dy ditë më parë pasmesnate në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës ishte tragjik për një familje nga komuna e Vitisë, e cila humbi katër familjarë, kurse një i ri po lufton ende për jetën.

Tashmë është mësuar se viktimat janë anëtarë të familjës Alidema nga Pozharani i Vitisë.

Sot janë publikuar edhe fotografi të njërit prej çifteve që humbi jetën në këtë aksident tragjikë e të cilët kishin ardhur për pushime nga Gjermania.

Ka qenë vajza e tyre e cila ka publikuar fotografi të prindërve të cilët i humbi në këtë aksident.

E.Alidemaj 53 vjeç dhe G. Alidemaj 53 vjeç, janë kujtuar me fjalë emocionuese nga vajza e tyre Kosovarja.

“Zoti ju shperbleft ne Xhenet Mami edhe Babi … ju dua deri ne fund” ka qenë fjalët emocionuese të saj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat