BE ia ka tërheq vërejtjen Goran Rakiqit

Lajme

BE ia ka tërheq vërejtjen Goran Rakiqit

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 14:13
Goran Rakiq

Goran Rakiq, edhe pse është paralajmëruar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian për zbatimin e kontratës, ai nuk ka ndjekur rregullat e tyre, duke çuar deri të anulimi i projekteve.

Zyra e Bashkimit Evropian është shprehur se Komuna e Mitrovicës është paralajmëruar disa muaj më parë dhe i është dhënë vërejtja për kontratën që nuk është zbatuar nga kryetari Goran Rakiq.

Mirëpo, sipas tyre, kjo nuk është marrë parasysh, që për pasojë ka dërguar deri te vendimi për anulimin e projekteve në vlerë prej 7.8 milionë euro për këtë komunë.

Zyra e BE-së në Kosovë ka dhënë më shumë detaje se pse janë anuluar.

BE ka komunikuar me komunën disa muaj më parë dhe e ka përsëritur vazhdimisht që duhet siguruar tereni për zbatimin e projekteve, mirëpo, kjo sipas tyre nuk është marrë parasysh nga kryetari i Komunës, Goran Rakiq, i cili është edhe shef i Listës Serbe.

Me tutje në përgjigjen e tyre thuhet se vendimi i marrë nga BE nuk është politik, por thjesht, donatori ndërkombëtar dëshiron të ndjek rregulla dhe këto duhet të respektohen.

“BE ka komunikuar në mënyrë të përsëritur me komunën duke filluar disa muaj më parë për të siguruar që kjo të merret parasysh, por kjo nuk ka sjellë asnjë dobi. Vendimi i marrë nuk është politik. Projektet tona, si ato të çdo donatori ndërkombëtar, ndjekin rregullat dhe këto rregulla duhet të respektohen. EUO / PSBE shpreh keqardhje për anulimin e këtyre projekteve, të cilat do të përfitonin sektorët arsimor dhe kulturor në Mitrovicën e Veriut” thuhet në përgjigjën e Zyrës së BE-së për Indeks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat