Plagosje në Vushtrri: Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohet një pistoletë

Lajme

Plagosje në Vushtrri: Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohet një pistoletë

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 00:16
Policia e Kosovës

Një person është plagosur në Vushtrri në njërin nga lokalet më të frekuentuara të qytetit.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se i plagosuri A.F. ka qenë në punën e tij në kafiteri në momentin kritik..

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërsa rreth orës 23:15 ka arritur edhe ekipi i forenzikës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se 21 vjeçari dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit, si dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zahiti ka thënë për arbresh.info se policia ka arrestuar një person si të dyshuar, si dhe ka konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat