Bllokohen 76 persona në një teleferik mbi lum, operacion i shpëtimit si në filma

Lajme

Bllokohen 76 persona në një teleferik mbi lum, operacion i shpëtimit si në filma

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 12:53
Shpëtimi i personave të bllokuar në kabina ka zgjatur rreth 5 orë dhe në të janë përfshirë rreth 100 forca zjarrfikëse.

Në Këln të Gjermanisë 76 persona kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, përpara se të shpëtoheshin nga forcat zjarrfikëse, në 32 kabinat e një teleferiku që kalon mbi lumin Reno.

Incidenti, i ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15.30 thuhet se është shkaktuar nga një problem teknik në një prej kabinave.

Shpëtimi i personave të bllokuar në kabina ka zgjatur rreth 5 orë dhe në të janë përfshirë rreth 100 forca zjarrfikëse.

Ndërsa 32 kabinat janë evakuuar duke u përdorur teknika të ndryshme.

Ata që kishin mbetur të varur mbi lumë janë shpëtuar me litarë, të tjerët që ndodheshin në zonën e urës Zoobruecke janë shpëtuar me shkallë të tjera lëvizëse. Shihni operacionin e shpëtimit që ngjan me një skenë filmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat