Kur policia e Kosovës ndiqte të dyshuarit për fajde edhe në banjo

Lajme

Kur policia e Kosovës ndiqte të dyshuarit për fajde edhe në banjo

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 00:03
Aksioni

Gjatë 2015-tës, lajmet për fajdet dhe fajdexhinjtë kanë dominuar nga Prizreni pas një vrasjeje tronditëse që ndodhi në rrugët e qytetit.

Kësisoj, edhe fokusi i policisë u zhvendos në luftimin e këtij fenomeni.

Rubrika “Policia” e emisionit “Drejtësia në Kosovë”, sonte transmetoi pamje ekskluzive të një aksioni policor në ndjekje të fajdexhinjve.

Pamjet tregojnë se si të dyshuarit fshihen në banjo.

Atë mëngjes, njësitet policore arrestuan tre të dyshuar dhe konfiskuan një kallashnikov, një revole dhe një pushkë gjuetie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat