Policia tregon dhëmbët thyen rekord në tiketa

Lajme

Policia tregon dhëmbët thyen rekord në tiketa

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 16:22

Raportet zyrtare të policisë flasin për një dyfishim të tiketave të trafikut të shqiptuara nga policia pas njoftimit se drejtoria e policisë ka vendosur të themeloj një “Task Forcë” në kontrollin e trafikut.

Task Forca e themeluar para dy ditësh ka dhënë rezultatet e para.  Në ditën para themelimit të këtij mekanizmi policia kishte shqiptuar 1195 tiketa ndërsa sipas raportit zyrtarë të policisë në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1970 tiketa. Rezultatet janë vërejtur edhe në numrin e aksidenteve ku sipas raportit 24 orësh në dy ditët e fundit nuk ka pasur aksidente fatale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat