FAZ: Vuçiq kërkon nga serbët që ta kuptojnë se e kanë humbur Kosovën

Lajme

FAZ: Vuçiq kërkon nga serbët që ta kuptojnë se e kanë humbur Kosovën

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 23:26
Aleksandar Vuçiq

Me propozimin për dialog të brendshëm për Kosovën, Aleksandar Vuçiq i hodhi hije të errët historisë serbe në bërjen e së cilës ka punuar edhe vet ai, shkruan ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ lidhur me hapin e presidentit serb.

“Në Serbi këtë vit ka verë me ‘vrima’. Arsye për këtë ka dhënë presidenti Aleksandar Vuçiq i cili në mes të korrikut kërkoi dialog për Kosovën”, thotë kjo e përditshme.

Sipas saj, me propozimin për dialog, Vuçiq i ka bërë thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbur.

Shkrimi i kësaj gazete vazhdon duke thënë se Vuçiq ka lënë hije të errët në historinë serbe në bërjen e së cilës dikur ka punuar me zell ndërsa tani ai po kërkon që të pranohet pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 së cilës iu dha mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Serbët kanë në mendje shqetësime të tjera: vende pune, shkolla të mira për fëmijët e tyre, hapësira për banim që mund t’i paguajnë, por jo gjithmonë mitin e Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat