Ramadani i shkruan Zekës: Veseli dhe banda e tij përgjegjës për krimet ndaj shqiptarëve

Lajme

Ramadani i shkruan Zekës: Veseli dhe banda e tij përgjegjës për krimet ndaj shqiptarëve

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2017 Në ora: 19:04
Faton Ramadani/Milaim Zeka

Faton Ramadani, vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani ka komentuar një status në Facebook të Milaim Zekës. Ky i fundit kishte kritikuar deputetin Adem Mikullovci dhe deputetët e tjerë, e u kishte bërë thirrje partnerëve të kaolicionit PAN që të vijnë në seancën e radhës.

Ramadani në komentin e tij thotë se pa u larguar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli me bandën e tij, shteti nuk do të ecë përpara.

“Pa u largu prej politikës Kadria me bandën e vet shteti nuk ecë përpara edhe çdo herë do vjen tek bllokimet vetëm ajo bandë të jetë në pushtet për t’i ikur drejtësisë për krimet ndaj shqiptarëve”, shkruan Ramadani./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat