“Hashim apo Kadri, cili jeni i përfshirë në rastin Kiqina, Grabovci ma tregoj të vërtetën”

Lajme

“Hashim apo Kadri, cili jeni i përfshirë në rastin Kiqina, Grabovci ma tregoj të vërtetën”

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2017 Në ora: 20:40
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Faton Ramadani vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar përgjegjësi nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ramadani thotë se në bazë të asaj se çfarë i ka thënë Adem Grabovci, i bie që njëri nga ta është i përfshirë në rastin Kiqina.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Kadri Veseli e Hashim Thaçi duhet të deklarohen rreth padrejtësisë të vëllezërëve Ramadani.

Sipas asaj çfarë më ka thënë Adem Grabovci në restorante në Milloshevë i bije se njeri është i përfshirë në këtë padrejtësi.

Pyetja për këta dy rreth deklarimit nga unë kishte me qenë:

Si u lirua Skender Halilaj e vëllezërit e mi mbajnë burg se gjoja se Skenderi i paguajti për atë krim, për këtë kam dëshmi se si u lirua Skenderi edhe pse i gjithë montimi ishte bërë mbi Skenderin?

Pse të afermit e Hashim Thaçit kishin bërë presion për ta ndërru deklaratën Skenderi dhe kishte ndërru atë deklaratë?

Si është e mundur që i gjithë rasti nis për një drejtor të SHIK-ut për një rast në luftë e devijon të vëllezërit e mi?

Pse nuk u arrestuan nga festa e ditëlindjes personat që ishin të lidhur me SHIK-un, po veq vëllezërit Ramadani e Arben Kiqina?

Pse provat e dëshmitarët përfshin SHIK-un në atë krim që mbajnë burg vëllezërit Ramadani pa faj,e ju ende heshtni?

Këto janë vetëm disa pytje për këta dy persona rreth padrejtësisë të vëllezërve Ramadani?

Drejtësia për vëllezërit Ramadani do fundos klanin më të fuqishum të krimit pas lufte./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat