Një muaj arrest shtëpiak për Shukin

Lajme

Një muaj arrest shtëpiak për Shukin

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 16:48
Mentor Shuki

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarit Mentor Shuki.

Lajmin për kallxo e ka bërë të ditur avokati i të dyshuarit, Asdren Bytyqi.

Po ashtu, lajmi për arrestin shtëpiak ndaj të pandehurit M.Sh, është bërë publik edhe nga vetë Gjykata e Prizrenit.

Gjykata saktëson se i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

Prokuroria e Prizrenit që kërkonte 30 ditë paraburgim për Mentor Shukin.

Image
I pandehuri Mentor Shuki në Gjykatën e Prizrenit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat