Daçiq: Haradinaj e Thaçi nuk mund të bëjnë asgjë pa Serbinë

Lajme

Daçiq: Haradinaj e Thaçi nuk mund të bëjnë asgjë pa Serbinë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 16:22
Iciva Daçiq, Hashim Thaçi

Ivica Daçiq ka akuzuar politikanët shqiptarë të Kosovës se “nuk mund të bëjnë asgjë pa Serbinë”. Kryediplomati serb ka thënë se Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe politikanët e tjerë në Kosovë nuk mund të zgjidhin asnjë problem pa shtetin e Serbisë.

Gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat serbe të fshatit Gorazhdevc të vitit 1999, Daçiq deklaroi se politikanët e Kosovës kanë interes nga dialogu me Serbinë.

“Nëse Serbia nuk është e rëndësishme, atëherë përse e thërrasin ata Serbinë në këtë dialog”, ka thënë Daçiq, shkruan mediumi serb. “Përse Haradinaj, Thaçi dhe gjigantët e tjerë të mendimit politik nuk mund të zgjidhin problemet – sepse ata nuk mund të zgjidhin asnjë problem pa shtetin e Serbisë”.

Duke folur për gjykatën ndërkombëtare për krime lufte në Kosovë, Daçiq ka thënë se pret të nisin procedurat, por ka theksuar gjithashtu se ajo gjykatë “definitivisht nuk do të veprojë në përputhje me dëshirat dhe pritjet tona”.

Sipas tij, përcjell insjaderi, për viktimat serb, Tribunali i Hagës pothuajse nuk e ka dënuar askënd, ndërsa ka shtuar se pret që para gjykatës së re të ketë “më shumë drejtësi për viktimat serbe”.

“Nëse do të funksiononte në bazë të parimeve të drejtësisë, jam i sigurt që shumë prej politikanëve aktualë të Kosovës do të përfundonin para saj”, ka konstatuar Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat