Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës e Kulturës Shqiptare fillon me këtë pamje

Lajme

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës e Kulturës Shqiptare fillon me këtë pamje

Nga: D.B Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:30
Pamje te Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Ndonëse sot fillon Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës e Kulturës Shqiptare, para Fakultetit Filologjik, fatkeqësisht mysafirët i pret kjo pamje. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" nga sot organizon Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

"Hapja solemne e Seminarit XXXVI do të bëhet sot, në sallën e madhe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë", njofton drejtoria e Seminarit. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat