Veliu dhe Walker nderojnë Skënderbeun, zotohen për bashkëpunim

Lajme

Veliu dhe Walker nderojnë Skënderbeun, zotohen për bashkëpunim

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 16:40
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu dhe ish- ambasadori i OSBE-se gjate luftes ne Kosove, William Walker

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu me bashkëpunëtorë, sot në Prishtinë ka zhvilluar një takim miqësor me ish-ambasadorin e OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker.

Gjatë takimit të sotëm, Veliu e njoftoi ish-ambasadorin rreth programit politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, platformës për Shqipëri të bashkuar dhe aktiviteteve të tjera kombëtare.

Walker dhe Veliu po ashtu vizituan monumentin e sapo rregulluar të kryeheroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotit në Prishtinë.

Walker vlerësoi lartë figurën kombëtare të Gjergj Kastriotit dhe njëherit u shpreh i kënaqur pllakën e re të kryeheroit, e cila është rregulluar ditë më parë nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar.

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker po ashtu i shprehi mirënjohje Veliu për shpalljen “non grata” nga autoritetet serbe dhe greke, duke vlerësuar se kjo tregon qartë politikën e tyre shoviniste ndaj shqiptarëve.

Veliu dhe Walker u pajtuan të vazhdojnë takimet e përbashkëta për bashkimin e shqiptarëve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Veliu e ka cilësuar Walker hero të gjallë të shqiptarëve.

Walker ka sensibilizuar spektrin ndërkombëtar rreth çështjes së Kosovës dhe i tregoi botës se Serbia po bënte gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat