Babai im luftoi në Kumanovë, unë e vazhdoj rrugën e tij në Vetëvendosje

Lajme

Babai im luftoi në Kumanovë, unë e vazhdoj rrugën e tij në Vetëvendosje

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:11
Val Zekaj dhe Melisa Zekaj

Bashkëqytetarë të dashur të Pejës.

Unë, Melisa Zekaj e lindur në qytetin e bukur të Pejës në një katrahurë të madhe, në kohë kur për vendin tonë humbnim njerëzit më të guximshëm e më të dijshëm, kohë lufte. Ishte dhjetori i vitit 1998 kur në jetë erdha unë, atëkohë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte edhe babai im e xhaxhai im. Babait i falenderohem për jetë që më rriti duke më mësuar që primare është kombi… I falenderohem se atdhetarizmin ma mësoi si fëmijë, e që më rriti me një frymë të tillë të cilën e gjeta në mesin e një shoqërie të gjërë e të mirë siç është shoqëria në VETËVENDOSJE!

Iu bashkova VETËVENDOSJE!-s që ta vazhdoj rrugëtimin e idealeve të cilat shumë shpejt u harruan e u shkelën nga një elitë politike. Vendosa ta vazhdoj rrugën e të parëve të mi. Çdoherë duke mos harru që Kombi është gjëja më e çmueshme që kemi. Për të cilën duhet të ndjehemi krenarë përherë.

Në tetor të këtij viti janë zgjedhjet lokale dhe Peja e ka mundësin më të mirë ta dëshmoj vetën. Andaj, iu drejtohem juve qytetarëve të Pejës, familjarëve dhe miqve që të na bashkoheni në fitore.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në krye me prof. Bashkim Nurbojen do fitoj bindshëm këto zgjedhje lokale. Pos kryetarit të ardhshëm të Pejës, lista e kandidatëve për Asamble Komunale nga ana e Lëvizjes është jashtëzakonisht e pasur me njerëz të dinjitetshëm dhe intelektualë. Pjesë e kësaj liste jam edhe unë. Me gjithë forcat e mia do mundohem t’ia kthej Pejës ngjyrat dhe buzëqeshjen. Peja meriton që fuqishëm t’i kthehet epiteti “Lule e Dukagjinit”.

Unë besoj në ju.
Me 22 tetor, me zemër do ja kthejmë shpresën Pejës sonë. Gjate kësaj kohe pres ndihmën tuaj, dhe jam e hapur për të gjithë ata që mendojnë që në Pejë është koha e ndryshimit.

(Melisa Zekaj, vajza e Val Zekajt të Grupit të Kumanovës)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat