Aeroplanmbajtësja ‘Lizzie’: Britania ‘tregon muskujt’

Lajme

Aeroplanmbajtësja ‘Lizzie’: Britania ‘tregon muskujt’

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 15:23
Aeroplanmbajtësja ‘Lizzie’

Në këto kohë kur flitet kaq shumë për luftën dhe për armatimin, nuk mund të rrinte pa treguar ‘muskujt’ edhe Britania e Madhe.

Ushtria e këtij vendi ka ekspozuar anijen më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë në Britani.

Aeroplanmbajtësja “HMS Queen Elizabeth” mbërriti në portin e saj për herë të parë.

Ky ishte një mesazh për të gjithë aleatët dhe armiqtë e vendit.

Aeroplanmbajtësja ka kushtuar 3 miliardë sterlina.

Ajo do jetë anija kryesore e vendit për 50 vitet e ardhshme.

Anija mbërriti këtë mëngjes në portin e Portsmuthit.

Ekuipazhi i saj është 700 persona dhe ajo peshon 65 mijë ton.

Njihet me emrin ‘Big Lizzie’ dhe do mbetet pa avionë deri vitin që vjen.

Aeroplanmbajtësja hyn plotësisht në shërbim në vitin 2020.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat