Gjuriq: UNMIK dëshmi e pakëndshme në Kosovë, prandaj duan ta përzënë

Lajme

Gjuriq: UNMIK dëshmi e pakëndshme në Kosovë, prandaj duan ta përzënë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:22
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se UNMIK është dëshmi e pakëndshme në Kosovë, për atë që ai e ka quajtur dhunim të drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo është arsyeja se pse Kosova po provon që ta përzë këtë mision, shkruan media serbe.

Gjuriq këto deklarata i ka thënë këtë të enjte në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit, për situatën në Kosovë, ku Kosova po kërkon përmbylljen e mandatit të UNMIK-ut.

“Ata po duan që t’i përzënë dëshmitarët e pakëndshëm, këtë rast UNMIK-un”, ka deklaruar Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat