Rrëfimi i shqiptares nga Barcelona: 30 sek. që shpëtuan jeten time e vogëlushes

Lajme

Rrëfimi i shqiptares nga Barcelona: 30 sek. që shpëtuan jeten time e vogëlushes

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 22:08
Barcelona

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e saj vetëm 1 muajshe e cila ndodhej në në zonën e famshme turistike Las Ramblas, kur një furgon u përplas me turmën e njerëzve.

“Kam shpetu per 30 sekonda. Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe”shkruan ajo në komentet në facebook poshtë videos live të Ora News ku po transmetoheshin informacionet e fundit nga sulmi në Barcelonë.

Më pas komentuesve që i gjenden pranë ajo i përgjigjet më tej  “Shum flm akoma sekam mar veten tu u dridh jam” .

Në profilin e saj në facebook Romina Dervishi ka postuar dhe video nga vendngjarja: Panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat