PDK diskuton për kandidatët për kryetar të komunave, s’përmendin asnjë emër

Lajme

PDK diskuton për kandidatët për kryetar të komunave, s’përmendin asnjë emër

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 13:31
Selia e PDK-së

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës ende nuk i ka bërë publikë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, ani pse kanë mbetur edhe tri ditë deri tek përfundimi i afatit për dërgimin e emrave të kandidatëve dhe listat për asambleistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për të diskutuar emrat për kandidatë për kryetar komunash, kryesia e PDK-së sot ka mbajtur mbledhje, pas së cilës u tha se ka qenë mbledhje e rregullt në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e 22 tetorit.

Anëtarja e kryesisë së PDK-së Blerta Deliu-Kodra,  tha pas kësaj mbledhje se diskutuan për zgjedhjet lokale, porse nuk dha asnjë detaj nëse kanë caktuar ndonjë emër për kandidat për kryetar të komunave apo jo.

Deliu-Kodra: Diskutuam për kandidatë për kryetar të komunave

“Takimet e kryesisë janë të rregullta që kanë për qëllim organizimin e të gjitha strukturave dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 22 tetorit. Kemi diskutuar kryesisht rreth listave kandiduese dhe kandidaturave të mundshme për kryetar të komunave dhe ishte një diskutim i mirë, i frytshëm brenda kryesisë së PDK-së për procesin e zgjedhjeve lokale që shumë shpejt do të futemi”, tha Deliu-Kodra.

Ditëve të fundit është raportuar se degët e PDK-së në Skenderaj dhe Drenas kanë pasur probleme, meqë ka pakënaqësi me kandidatët për kryetar, porse Deliu-Kodra nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtyre, duke thënë se kanë diskutuar për të gjitha degët.

Ajo theksoi se PDK edhe në zgjedhjet e 22 tetorit do të dal me platformën me të mirë për qytetarët.

Image
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deliu: Ka interesim për të pjesë e listave zgjedhore të PDK-së

“Edhe ashtu ishte takim i rregullt i kryesisë së PDK-së, kemi diskutuar për ë gjitha degët. Natyrisht se do t’i përmbahemi rregullave ligjore për të dal me kandidatura dhe lista. Ajo që është thënë tanimë është se ka një interesim të shtuar të personaliteteve mbi 300 personalitete të cilat do të jenë pjesë e listave zgjedhore të PDK-së. PDK edhe kësaj radhe do të garoj me platformën me të mirë për të ofruar me të mirën për qytetarët dhe për të fituar bindshëm në ato komuna ku ne jemi në opozitë dhe për të rikthyer fitoren fuqishëm ato komuna ku qeverisim tash e sa vite", tha tutje ajo.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, pos disa kandidatëve që janë aktualisht e do të rikandidohen, Deliu-Kodra tha se do të ketë edhe emra të rinj.

Deliu: Do të ketë emra të rinj për kryetar komunash

“E kemi thënë në ditët më herët që do të ketë emra të rinjë, do të ketë edhe kandidat që tashmë janë dëshmuar si kryetar të komunave dhe si kandidat të suksesshëm në të komunat që ne qeverisim tash e disa mandate, por gjithsesi do të ketë edhe emra të rinjë që do të jenë freskim për zgjedhjet e 22 tetorit”, shtoi ajo.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor, derisa partitë politike kanë afat për t’i dorëzuar në KQZ, listat me kandidat për asamble dhe kandidatët për kryetar të komunave deri me 22 gusht në orën 24:00. 

Blerta Deliu tregon se çfarë u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PDK-së

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu pas takimit të kryesisë së PDK-së ka thënë, se ka qenë në një mbledhje e rregullt ku është diskutuar për procesin e zgjedhjeve lokale.

Ajo nuk ka treguar nëse është folur për emra konkret për kandidat për kryetar të komunave, por ka thënë se do të ketë kandidat të rinj dhe se do të vazhdojnë me disa nga kryetarët të cilët janë treguar të suksesshëm.

Po ashtu Deliu ka thënë se PDK do të garojë me platformë më të mirë ku eshe do të dal si partia e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat