Vetëvendosja dhe Lr-Pdsh-ja në të njejtën vijë politike

Lajme

Vetëvendosja dhe Lr-Pdsh-ja në të njejtën vijë politike

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 01:07
Elmi Aziri dhe Albin Kurti

Të premten në selinë qëndrore të Vetëvendosjes në Prishtinë u zhvillua një takim i përbashkët i Nënkryetarit të Lr-Pdsh-së doc.d-r Elmi Aziri dhe Albin Kurti i Vetëvendosjes.

Në këtë takim u bisedua rrethë politikës aktuale në Maqedoni po ashtu edhe në R.Kosovës.Gjithashtu u bisedua rreth pozicionit të shqiptarëve në qeverinë e re reformatore në Maqedoni gjithashtu edhe për ngërrçin politik në Republikën e Kosovës.

Albi Kurti në profilin e tijë në Facebook shkruan:

“Sot pata nderin e kënaqësinë që ta pres në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, z. Elmi Azirin, zëvendës ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni. Bashkë biseduam për situatën politike në Maqedoni, sfidat e qeverisë së re dhe gjendjen e shqiptarëve atje. Barazia dhe solidariteti duhet të jenë synime nga të cilat nuk mund të hiqet dorë.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat