"President ku e ki kapitenin e UDB-BIA-së?"

Lajme

"President ku e ki kapitenin e UDB-BIA-së?"

Nga: H.O. Më: 19 gusht 2017 Në ora: 10:21
Hashim Thaçi

Ish pjesëtari i UÇK-së dhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook ka një pyetje për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Miftari pyet presidentin se ku ka mbetur Osman Musa, shef i Njësitit për Standarde në SHPK.

Ky është postimi i plotë i Miftarit:

President ku e ki shefin e standardeve profesionale Osman Musën-(Mus Kapetanin) e UDB_BIA_së, që përmes tij fascifikuat ndër shumë dosje tjera edhe dosjen time në policinë e Kosovës, kur na largut nga puna.... me ndihmën edhe të UDB-UNMIK_ut, a e latë najkënd në punë pa i përjashtuar nga policia me rend djemtë e UÇK, pa i shkel me poste, me vetura e duke ju ndihmuar kuadrave të UDB të zënë vendet kyqe në policinë dhe 'Drejtësinë' e Kosovës bashkë me ndihmën e Sheremet Ahmetit nostalgjiku i Titos e Hajredin Kuqin _Milicin...

------------------------------

Kapiteni Osman Musa (1961), shef i Njësitit për Standarde në SHPK, më 15 prill 2005, pa asnjë paralajmërim ishte larguar nga Kosova, duke kërkuar azil politik në Londër, ku ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA). Musa është larguar për shkak se ka dërguar dokumente dhe dosje të SHPK-së në Agjencinë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë – BIA./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat