"Serbia synon ndarjen e Kosovës, do të tentojë të hyjë sa më thellë në territorin e saj"

Lajme

"Serbia synon ndarjen e Kosovës, do të tentojë të hyjë sa më thellë në territorin e saj"

Nga: H.O. Më: 19 gusht 2017 Në ora: 13:33
Kufiri Kosovë-Serbi

Përveq problemit të demarkimit me Malin e Zi, duket se Kosovës do t’i dalë problem shumëfish më i madh edhe me Serbinë. Kjo pasi Serbia gjithmonë i paraqet probleme sa i përket çështjeve me Kosovën.

Këtë e kanë pohur edhe njohës dhe analistë të këtyre çështjeve. Kështu, analisti Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se përcaktimi i vijave kufitare të Kosovës është çështje tejet kompleks.

“Siç e dimë, sipas rrëfimeve nga banorët e zonës kufitare me Maqedoninë  Kosova humbi territor të konsiderueshëm. Demarkimi  i linjës kufitare me Malin e Zi,  doli të jetë shumë problematik. Madje u shndërrua në kauzë politike, deri në rrëzimin e Qeverisë. Nuk e di pse nuk ka patur reagim të ngjashëm kur është bërë demarkimi me Maqedoninë, ndoshta  në atë kohë, nuk ka qenë ndonjë agjendë për rrëzim qeverie. Tani, kur kemi parasysh që herët apo vonë, duhet të ulëmi edhe me Serbinë, për ta përcaktuar linjën kufitare mes nesh. Me siguri që do të shfaqen probleme e që janë vetëm maja e "eisbergut", thekson Duhanaj.

Ai thotë më tutje se Serbia do të bëj çmos që Kosovën ta shantazhoj dhe ta shpallë shtet të dështuar. Me ç'rast, betejen do ta humbte populli shqiptarë i Kosovës, bashkë  më përkrahësit ndërkombëtarë, serbet do t'ia arrinin qëllimit të ndarjes së Kosovës.

“Këtë nuk duhet lejuat assesi të ndofhë, edhe përkundër faktit se kemi subjekte shqiptare të cilat nën slloganin e bashkimit kombëtarë i kontribuojnë pukërisht kësaj kauze serbe. Madje këtë e potencoj edhe Ministri i jashtem serb Dacic në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ku potencoj se as shumica shqiptare nuk janë për pavarësinë e Kosovës, duke iu referuar suksesit të LVV-je në zgjedhjet e fundit e që ai e di me së miri se LVV nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, njëjt siç bën edhe Serbia. Serbia ka këtë qëllim prioritarë (ndarjen e Kosoves). Por nëse nuk ja arrinë këti qëllimi, atëherë do të dalin me ndonjë plan B, ku do të synojnë të shtyejnë vijen kufitare sa me në thellësi të Kosovës. Kjo do të jetë sfidë e re për Kosovën”, vlerëson ai.

Sipas Duhanajt, problemet e paraqitura përgjatë kufirit me Malin e Zi, Serbia do t'i shfrytëzoj për qëllimet e veta.

“Pikërisht për këtë, kam qenë i mendimit edhe më heret se, Kosova duhet t'i përqafoj linjat kufitare bazuar në hartat e Natos dhe njohës nderkombëtarë të saj. Duhet të heq dorë nga patriotizmi i rremë folklorik. Paritë politike shqiptare, duhet të dakordohen dhe të nënshkruajnë një memorandum, në të cilin precizohet që nuk do të ketë vija rë kuqe mes partive shqiptare dhe do të angazhohen sinqerisht, në bashkëpunim të plotë, në interes të vendit. Ai apo ato subjekte që nuk pranojnë të  bashkëpunojnë në të mirë të vendit  dhe shpallin kauza për dëmtimin e shtetësisë së Kosovës, duhet të shpallën jokushtetuese dhe t'u ndalohet veprimtaria me ligj”, thotë Duhanaj.

Sipas tij, Kosova e ka vetëm një shans që në mënyrë paqësore t'i përcaktojë linjat kufitare me Serbinë, dhe kjo është bashkëpunimi i ngushtë i gjithë spektrit politik në Kosovë në ndërtimin, stabilitetin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe duke bashkëpunua ngushtë me faktorin ndërkombëtarë.

“Ndryshe, nëse Kosova, vazhdon me këtë trend të luftës së brëndshme për pushtet. Të shkatërrimit institucional. Të mosbashkëpunimit dhe mosdurimit. Atëherë vaj halli për ne, sepse Serbia dhe kushdo armik, donta kët lehtë me ne”, ka vlerësuar ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat