Ish-luftëtari i UÇK-së Pinqo shijon kafen me bashkëluftëtarët pas 13 viteve

Lajme

Ish-luftëtari i UÇK-së Pinqo shijon kafen me bashkëluftëtarët pas 13 viteve

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 16:35
Anton Lekaj, kafe me shokë

Pas 13 vjetësh në izolim, ushtari që luftoj për të mbrojtur jetët e civilëve shqiptar, Anton Lekaj i njohur si Pinqo, tashmë ndodhet në mesin e familjarëve e miqve të tij, të cilët lirin e gëzuan edhe falë luftës së tij në UÇK.

Ai mëngjesin e sotëm është parë duke pirë kafe me shokët e tij bashkëluftëtare, me të cilët nuk ishte takuar që 13 vite.

Lekaj u arrestua nga autoritetet e Malit të Zi, për t’u ekstraduar në kohë rekord në Serbi. Një vit pas, një Gjykatë e Qarkut në Beograd, e dënoi atë me 13 vite burgim për krime lufte të kryera ndaj popullsisë civile, menjëherë pas intervenimit të NATO’s në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat