Kimete Berisha shqetësohet nga ‘babinat’ e grave shqiptare: Zonja analfabete, janë zakone serbe

Lajme

Kimete Berisha shqetësohet nga ‘babinat’ e grave shqiptare: Zonja analfabete, janë zakone serbe

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 17:49
Kimete Berisha

Kimete Berishës duket se kësaj radhe vëmendjen ia kanë tërhequr festat që po bëhen së fundmi për fëmijët e porsalindur apo “babinat” siç po i quajnë gratë shqiptare.

Ajo ka reaguar për emërtimin që po u bëhet këtyre festave, pasi thotë se “babina” është fjalë serbe. Madje, thotë se “babinet” e reja shqiptare po i marrin edhe zakonet e vjetra të mitologjisë sllave.

Ajo u drejtohet edhe gjuhëtarëve, për të cilët thotë se po merren me politika ditore, e jo ato gjuhësore.

Përveç që emertimit, ajo flet edhe për rrjedhjen e kësaj feste dhe disa nga mitet, të cilat në raste të caktuara përdoren në Kosovë, ndonëse janë me origjinë sllave.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

‘Babinet’ e reja shqiptare që po i marrin zanatat e vjetra të mitologjisë sllave!

Për herë të parë në jetë fjalën ‘Babine’ e dëgjova dje.

Asnjë fjalor shqip, as i sinonimeve, as i shprehjeve të huaja nuk e spjegon çka do të thotë kjo fjalë, ama përjashta fjalorit, në jetën e përditshme, gratë shqiptare përditë po organizojnë ‘Babine’ që u thoshin përpara ‘bankete’ për f?mijët e posalindur.

Anglisht u thonë ‘Baby shower’, por ne shqiptarët, duke qenë se gjuhëtarit tanë merren me politikë ditore e jo me politikë gjuhësore, e kemi përvetësuar (pas luftës) prej serbëve shprehjen ‘Babine’, për ta quajtur festën e fëmijës së posalindur.

‘Babine’ i thonë serbët periudhës prej 40-të ditësh mbas lindjes së fëmiut, periudhë kjo që duhet ruajtur fëmiun nga e keqja, nga ‘Baba’, sipas mitologjisë së vjetër sllave, nga shpirtërat e ligë të plakave që e vizitojnë shtëpinë e të posalindurit për t’i bërë keq.

(Fjalori shqip e ka fjalë ‘Babo’ që u thonë dadove që i rrisin fëmijët me metoda primitive)

Gjuhëtarët shqiptarë nuk bëjnë zë, për ta ‘shpikur’ një fjalë shqip për këtë ‘festë’, por ‘Babina’ serbe vazhdon të bëjë bujë ndër shqiptarët, gratë tubohen kërcejnë e luajnë, për djalin që ka lindur, se për vajza nuk gëzohet kush.

Vlen për t’u theksuar se as vet gruaja shqiptare s’ka qejf t’i lind vajzë, se lëre më mashkulli. Dhe, dihet pse kjo mesele, për shkak se gruaja shqiptare hjek shumë.

Më shkoi dita ‘posht’ dje për ta gjetur kuptimin e ‘Babinave’ shprehje kjo që më asoconte në ‘Babetina u grožgje’ (Plaka n’rrush).

Dhe, fjala e parë që më ngjante në këte shprehje ishte fjala ‘babica’, u kujtohet kjo shprehje që përdorej para luftës për ‘babicat sikushi’, dhe ‘babicat katilesha’, që u ndihmonin ose i pengonin nanat tona për të lindur nëpër spitalet e okupuara të Kosovës, ku flitej vetëm serbisht.

Festa ‘Babine’ ka hyrë në përdorim së voni nga ‘gradjankat’ shqiptare’, të cilat e kanë dëgjuar këtë

shprehje, gojë mbas goje, prej serbëve!

Pjesëmarrëset në ‘Babine’, Vuk Karaxhiçi i ka quajtur ‘Babinjarke’!

‘Babinet’ shqiptare, as që duan ta dinë (as nuk e dinë), se kjo shprehje nuk është shqip.

Pse organizohen ‘Babinat’, dhe çka bëhet aty!

Cilat janë bestytnitë që aplikohen në festën e ‘Babinave’, dhe a e dinë gratë shqiptare që merren me ‘Babina’ se të gjitha bestytnitë në botë janë të njëjta.

Për shembull, nëse lexon për bestytnitë ruse apo serbe, të duket se po lexon për bestytnitë shqiptare, kaq identike që janë!

Çka duhet të bëjmë kur shkojmë në ‘Babine’, që duhet të organizohen deri në pesë javë pas lindjes së fëmiut:

T’i çojmë pite me djathë. Nëse fëmiu është djalë, do t’i zgjedh vajzat me kokall, e nëse është vajzë, s’do të mbetet pa u martuar.
Është e lejuar edhe alternativa tjetër: mund t’i çosh pite me mollë.

Nëse i sapolinduri është vajzë, duhet t’ia dhuroni pulën me kry’, në mënyrë që mos të vrapojë gjatë jetës, si ‘pula pa kry’.
Assesi nuk i dhuroni peshk, sepse do të jetë i ‘pagojë’, si peshku;

As, këmbën e pulës nuk ia dhuroni, se fëmiu do të bëhet frikacak.

Nuk i jepni askujt-asgjë, sepse gjatë kësaj kohe (40 ditë pas lindjes) nuk duhet të largoni asgjë nga shtëpia (përveç mbeturinave ????);
Gatuani bukë pogaqe. Pogaqen duhet ta ndajë një person i pamartuar. Kafshat?n e parë të pogaqes duhet ta kafshojë beqarja apo beqari dhe e njëjta kafshatë duhet të vendoset në djepin e të sapolindurit për 40-të ditë;
Gurabijat, ravaninë e ëmbëlsirat i mbështjellni n’boshqe.
Çorapat e kapuçat e leshtë ia lidhni te djepi nëse doni që djalit t’i bëhet mjekrra e dendur dhe e zezë.

E eurot, dihet, ia lëni nën jastëk.

P.S. ‘Festa e bebës’ mund ta quani këtë festë, oj zonja analfabete. Se, ndoshta s’kanë vdekur krejt gjuhëtarët shqiptarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat