‘Rekrutim për xhihad’, ekspoze e grupeve ekstremiste islamike në Evropë

Lajme

‘Rekrutim për xhihad’, ekspoze e grupeve ekstremiste islamike në Evropë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 23:10
Ilustrim

“Rekrutim për xhihad” është një ekspoze norvegjeze e praktikave që përdorin xhihadistët ekstremistë për të rekrutuar të rinj që të luftojnë në radhët e ISIS'it.

Gjatë xhirimeve, Adel Khan Farookut, njërit prej kineastëve të filmit, iu dha një qasje pa kufizim në rrjetet e radikalizuara islamiste në Evropë.

Ai i takoi ata me ndihmën e Ubaydullah Hussainit, një rekrutues i njohur, që aktualisht po vuan një dënim prej nëntë vjtetësh në një burg norvegjez.

Farrook dhe partneri i tij Ulrick Rolfsen folën me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Penelope Poulou për rritjen e organizatave islamike në Evropë, teknikat e tyre të rekrutimit dhe mënyrat e tyre të sofistikuara për të zgjeruar rrjetin e tyre në gjithë kontinentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat