Lajiq: Normalizim me Kosovën, nuk ka kthim në të vjetrën

Lajme

Lajiq: Normalizim me Kosovën, nuk ka kthim në të vjetrën

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:21
Rasim Lajiq

Zëvendëskryeministri në qeverinë serbe, Rasim Lajiq, mendon se konflikti i ngrirë mes Kosovës e Serbisë nuk është zgjidhje e duhur, ndërkohë që, sipsa tij, më e pranueshme do të ishte normailizimi i marrëdhënieve, por jo njohje reciproke, e cila do të zbatohej në tri faza, në mënyrë që nga BE do të kërkonim koncesione lidhur me pëlqimin që Kosova të pranohej në organizatat ndërkombëtare.

Ai, në tekstin autorial për median serbe theksoi se rrallë ngjet që parimet etnike e historike ndeshen sikurse që ndeshen në Kosovë.

Shqiptarët gjithnjë kanë ditur se çfarë kërkojnë, serbët, ndërkaq, thekson ai, kryesisht dinin çfarë nuk donin, duke shtuar se shqiptarët, për realizimin e aspiratave të veta, kanë kërkuar mbështetjen nga BE e SHBA, ndërsa serbët sfidonin njërën dhe palën tjetër.

Ai mendon se kthimi në të shkuarën është jo reale.

“Këtë shqiptarët nuk e dëshirojnë e as Serbisë nuk i duhet një shtet ku 2 milionë njerëz e urrejnë atë. Nga ana tjetër, Kosova, pa marrëveshje me Serbinë dhe pa pëlqimin e Rusisë dhe të Kinës, zor se do të mund të anëtarësohej në mekanizmat ndërkombëtar”, theksoi Lajiq.

“Prandaj ne mendojmë që një zgjidhje e mesme do të ishte funksionale e që kjo do të nënkuptonte, normalizim por jo njohje, çështje që do të zgjidhej në tri faza.

Faza e parë do të ishte heqja e barrierave ekonomike,në realizimin e tregtisë së lirë mes Kosovës e Serbisë, si dhe lëvizja e lirë, etj., ku, në kuadër të kësaj, propozojmë që në veri të Kosovës të formohet zona e lirë ekonomike, në të cilën do të ishin e hapur për investime si nga Serbia, ashtu dhe nga Kosova.

Faza e dytë, sipas tij, do të ishte mirë të inkuadroheshin bisedime për pronën e Serbisë në Kosovë, trashëgimia kulturore si dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq në fazën e tretë do të hapeshin bisedimet për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në. Për secilin anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të kërkojmë koncesione nga BE e SHBA, që do të nënkuptonte përshpejtim të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Me realizimin e këtyre çështjeve do të nëshkruhej marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, që do të duhej një kohë për mbikëqyrje prej 5 vitesh, si periudhë kalimtare.

Me kalimin e kësaj periudhe, propozojmë konferencë ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e BE-së, SHBA-ve dhe të Rusisë, me qëllim të arritjes së zgjidhjes përfundimtare të çështjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat