Pacolli në tavolinën ku u morr vendimi më i rëndësishëm për Kosovën

Lajme

Pacolli në tavolinën ku u morr vendimi më i rëndësishëm për Kosovën

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 20:43
Pacolli me Eupin dhe Zyberajn

Presidenti i AKR-së dhe deputeti, Behgjet Pacolli është ulur në tavolinën në të cilën në vitin 1999 ishte marrë vendim për bombardimin e Serbisë, pas krimeve e dhunës në Kosovë.

Pacolli aty ka qëndruar bashkë me biznesmenin Remzi Ejupi, dhe këshilltarin e tij, Jetlir Zyberaj.

E në prapavijë, shihen liderët botëror kur ishin mbledhur për të marrë vendimin që t’i qëllonin caqet serbe.

Ajo fotografi ka qenë në Bon të Gjermanisë, kurse tavolina tash i përket kompanisë Ekologu.

“Tavolina në të cilën u vendos bombardimi i Serbisë nga Klinton, Shroeder e Shirak. Kjo tavolinë sot gjendet në ndërtesën e Ekologut, kompani globale shumë e suksesshme e ngritur nga familja Destani”, ka shkruar Zyberaj në Facebook, sipër fotografisë së publikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat