Trajneri detyron me forcë 13-vjeçaren ta bëjë spagën, edhe pse ajo qante dhe bërtiste nga dhimbjet (+16)

Lajme

Trajneri detyron me forcë 13-vjeçaren ta bëjë spagën, edhe pse ajo qante dhe bërtiste nga dhimbjet (+16)

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 15:23
Pamje nga video

Ky është momenti rrëqethës kur një nxënësve 13-vjeçare që njëherit është anëtare e nxitësve të tifozëve, bërtet nga dhimbjet e mëdha derisa po qëndronte e ulur dhe koleget e saj po e detyronin dhunshëm ta bëjë spagën.

Ally Wakefield dëgjohet duke thënë “nuk munden”, derisa disa vajza tjera rreth saj qeshin dhe tallen në prani të trajnerit i cili mundohet t’ia hap këmbët.

Por, edhe përkundër faktit që vazhdimisht i lut “ju lutem ndaluni”, grupi i nxitësve të tifozëve së bashku me trajnerin insistojnë që ajo ta bëjë spagën.

Ngjarja e tmerrshme është filmuar në një shkollë të mesme në Denver të Shteteve të Bashkuara, ndërsa që nga publikimi i kësaj video në internet, policia e Denverit janë duke hetuar rastin që ndodhi në korrik.

Trajneri, asistenti i tij dhe drejtori i shkollës së bashku me asistenten janë detyruar të japin versionin e tyre në stacionin e policisë se si në të vërtetë ka ndodhur kjo.

Nëna e Ally, Kirsten, ka thënë se për pak sa nuk ishte çmendur kur pa videon dhe një burrë të moshuar i cili me dhunë mundohej t’ia hapte këmbët bijës së saj, vetëm dhe vetëm që ta bëjë spagën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat